Greqi/ Transportuan 61 kilogramë lëndë narkotike me makinë, arrestohet një person, tjetri në arrati
Një operacion policor i zhvilluar në orët e para të së martës, në zonën e Agia Paraskevi, në Atikë të Greqisë, ka çuar në arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e një sasie të madhe lënde narkotike. Sipas autoriteteve greke, policët tentuan të ndalonin për kontroll një automjet me dy persona brenda. Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë dhe u largua me shpejtësi. Pas pak minutash, automjeti u ndalua nga forcat e policisë. Gjatë kontrollit të kryer në brendësi të makinës u gjetën 49 pako me kanabis, me një peshë totale prej 61 kilogramësh e 250 gramësh. Njëri prej dy personave që ndodheshin në automjet u arrestua, ndërsa personi tjetër është larguar dhe po kërkohet nga autoritetet. Hetimet vijojnë për zbardhjen e...
Burimi:
syri.net