Berisha konfirmon vizitën në SHBA: Do marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas
Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale se do të zhvillojë një vizitë në SHBA, konkretisht në Teksas. Berisha u shpreh se do të marrë pjesë në konferencën e Partisë Republikane Amerikane. Kreu i PD-së deklaroi se ka marrë edhe një ftesë tjetër nga një institucion amerikan dhe është në pritje të dokumentave. Vizita në SHBA pritet të realizohet më 9 shtator. Sali Berisha: Unë kam deklaruar se do shkoj në ndonjë konferencë. Në këtë kuadër, Partia Republikane Amerikane zhvillon në Teksas konferencën për zgjedhjet e mid-term, që i quajnë ata zgjedhjet në mes të mandatit. Dhe Unioni Demokrat Ndërkombëtar, në të cilin Partia Republikane ka peshën më kryesore, se është partia më e madhe me të gjitha...
Burimi:
zeri.ai