“Kryeministri Spajiç nuk kishte parasysh Shqipërinë”- Mali i Zi tërhiqet, i kthen përgjigje Tiranës: Shqipëria nuk na kërcënon, por…!
Mbetet e tensionuar dhe e paqartë situata gjeopolitike mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, vijon të mos sqarojë se cilat janë dy vendet e rajonit që, sipas tij, po përgatisin veprimtari hibride për destabilizimin e vendit. Agjencia serbe “Beta” raporton këtë të shtunë se heshtja e Spajiçit ka sjellë interpretime kundërshtuese dhe reagime politike në Podgoricë, Beograd dhe Tiranë. Televizioni publik malazez, RTCG, duke cituar burime të larta të ekzekutivit, shkruan se Shqipëria nuk ishte një nga vendet që kishte parasysh kryeministri. Sipas këtij raportimi, Edi Rama kërkoi sqarime nga Qeveria malazeze dhe nga Podgorica iu komunikua se pretendimi për Shqipërinë nuk ishte i vërtetë. Ministri i Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, deklaroi se Shqipëria nuk është dhe nuk...
Burimi:
javanews.al