Franca dhe Gjermania: Nuk ka integrim pa reforma, procesi zhbëhet nëse ka hapa pas në sundimin e ligjit
Radio Evropa e Lirë Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe Franca e kanë paraqitur një të ashtuquajtur non-paper, përmes të cilit propozojnë integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë në programet dhe politikat e Bashkimit Evropian. Qëllimi i kësaj nisme është përshpejtimi i integrimit të vendeve kandidate dhe dhënia e një shtyse të re për reforma. Dokumenti franko-gjerman, i përgatitur nga kabinetet e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, niset nga vlerësimi se politika e zgjerimit ka nevojë për një impuls të ri politik. Propozimi pritet të jetë një nga temat e diskutimit në samitin BE–Ballkani Perëndimor, që zhvillohet sot në Tivat të Malit të Zi. Bëhet fjalë për nismën e dytë të kancelarit gjerman Merz lidhur me...
Burimi:
syri.net