Bllokohet marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, posti i presidentit përplas Kurtin me Abdixhikun, kriza politike…
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në pushtet dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në opozitë, kanë dështuar të arrijnë marrëveshje politike në një përpjekje të re pas mbarimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të qershorit. Kryeministri në detyrë dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, u takua për herë të katërt me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të premten, por që të dy thanë se dallimet në qëndrime dhe kërkesa mes tyre janë të thella, gjë që e bëjnë shumë të zorshme arritjen e një marrëveshjeje politike. Mospajtimi kryesor mes tyre është posti i presidentit, të cilin e do me ngulm LDK-ja. Kurti – partia e të cilit i fitoi bindshëm zgjedhjet duke marrë 53 mandate – tha se “nuk kemi ende marrëveshje politike”....
Burimi:
sot.com.al