Ballkani Perëndimor pa rregulla për AI, institucionet përdorin ChatGPT pa kuadër ligjor

Ballkani Perëndimor pa rregulla për AI, institucionet përdorin ChatGPT pa kuadër ligjor

“Unë jam asistenti juaj virtual. Mirë se vini!” Ky është mesazhi me të cilin qytetarët në Ballkanin Perëndimor përballen gjithnjë e më shpesh kur vizitojnë faqet zyrtare të institucioneve ose bankave. Në vend të një punonjësi, pyetjeve të tyre u përgjigjen chatbotë, ose asistentë virtualë, të bazuar në inteligjencën artificiale. Megjithatë, përdorimi i teknologjive si kjo ende nuk është i rregulluar qartë me ligj. Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia ndodhen në faza të ndryshme të zhvillimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale, veçanërisht në administratën publike. Përgjigjet e institucioneve shtetërore, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se shumica nuk kanë rregulla të qarta nëse nëpunësit publikë lejohen të përdorin mjete të inteligjencës artificiale, si ChatGPT, Copilot apo Gemini, gjatë kryerjes...