‘Playstation, Jaguar, rulot kampingu’, shpenzimet marramendëse të burrit të ish-kryeministres skoceze me lekët e partisë
119 faqe. Kaq e gjatë ishte lista e blerjeve të bëra nga ish-bashkëshorti i Nicola Sturgeon, kryeministres së Skocisë nga viti 2014 deri në 2023, me paratë e marra nga arkat e partisë nacionaliste. Peter Murrell pranoi dje në gjykatë se kishte përvetësuar mbi 400 mijë paund, gati gjysmë milioni euro, nga fondet e partisë që ai vetë drejtonte, për të financuar një stil jetese luksoz. Mes shpenzimeve të tij ishin një rulot kampingu me vlerë rreth 150 mijë euro, një Jaguar, një makinë kafeje prej 1,500 eurosh, një set kripe dhe piperi prej 3 mijë eurosh, si edhe PlayStation, iPad dhe stilolapsa Montblanc. Murrell, i cili bashkë me Sturgeon formoi për vite me radhë çiftin politik më të fuqishëm në Skoci, rrezikon tani një...
Burimi:
syri.net