Ilir Beqaj lirohet nga qelia/ GJKKO i zbut masën e sigurisë, kalon në arrest shtëpie
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga qelia. Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Beqajn, nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpie”. Beqaj mbahej në burg që prej muajit korrik 2024 si i dyshuar për disa vepra penale lidhur me dosjen SASPAC. SPAK pretendon se Beqaj dhe të pandehurit e tjerë kanë zhvilluar të paktën tetë procedura tenderimi në kundërshtim me ligjin, megjithatë gjykata vlerësoi se provat e sjella në gjyq nga organi i akuzës nuk janë te mjaftueshme, për këtë arsye i la kohë prokurores se çështjes edhe 3 muaj. Sipas SPAK, Beqaj, në kohën kur drejtonte SASPAC-un, dyshohet se ka favorizuar kryerjen e prokurimeve fiktive për projektet e EUSAIR gjatë viteve 2022-2023. Prokuroria pretendon se tenderët realizoheshin vetëm në...
Burimi:
gijotina.com