Kriza në Ceuta thellohet, ushtria zbret në terren! Të paktën 18 viktima, tensione mes Spanjës dhe Italisë
Enklava spanjolle e Ceutës ndodhet në gjendje gatishmërie të lartë, pasi mijëra migrantë kanë hyrë nga Maroku fqinj, ndërsa të paktën 18 persona kanë humbur jetën duke u përpjekur të arrijnë në territorin spanjoll përmes detit. Përballë fluksit të madh të mbërritjeve, qeveria spanjolle ka vendosur njësi ushtarake për të mbështetur Gardën Civile, pasi strukturat lokale të pritjes dhe shërbimet e sigurisë janë vënë nën presion të jashtëzakonshëm. Situata është përkeqësuar edhe në Melilla, ku pika kufitare Beni Enzar, e vetmja pikë kalimi tokësore funksionale mes Spanjës dhe Marokut, u mbyll pasi qindra migrantë tentuan të kalonin kufirin në mënyrë masive. Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin zonën, në mënyrë që të lehtësohen operacionet e forcave të sigurisë dhe menaxhimi i situatës....
Burimi:
ntv.al