Pamje dramatike nga zjarret/ Ministri i Mbrojtjes: Jemi krah banorëve

Pamje dramatike nga zjarret/ Ministri i Mbrojtjes: Jemi krah banorëve

Një betejë e vështirë me flakët është zhvilluar gjatë natës në tre zona të vendit, ndërsa zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura kanë vijuar operacionet për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. Pamjet e publikuara nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tregojnë zjarrfikësit në terrene të thepisura në Milot të Kurbinit, teksa përballen njëkohësisht me disa vatra zjarri. Situatë e vështirë është raportuar edhe në Gojan të Pukës, ku helikopterët zjarrfikës janë furnizuar me ujë dhe më pas kanë ndërhyrë nga ajri mbi masivin e përfshirë nga flakët. Në Dukat të Vlorës, ndërkohë, avioni zjarrfikës ka vijuar operacionin ajror për të ndihmuar në vënien nën kontroll të zjarrit. Krahas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes ka dhënë edhe një përditësim mbi situatën,...