“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pranuar se marrëdhënia e saj me presidentin amerikan Donald Trump nuk ka shkuar ashtu siç kishte shpresuar, pavarësisht përputhjeve mes tyre në çështje si emigracioni dhe kundërshtimi i kulturës “woke”. Në një intervistë për “The New York Times”, Meloni tha se kishte besuar se bashkëpunimi me Trump do të ishte më i lehtë, por situata ka marrë një tjetër drejtim. Sipas kryeministres italiane, ajo dhe Trump nuk kanë folur prej disa javësh. E pyetur nëse do të kontaktojnë pas pushimeve verore, Meloni u përgjigj me rezervë: “Epo, do të shohim”. Megjithatë, ajo theksoi se marrëdhëniet personale nuk përcaktojnë politikën e Italisë. “Vazhdoj të besoj se uniteti i Perëndimit është shumë i rëndësishëm. Nuk e përcaktoj strategjinë italiane në bazë të...