“Do mbahen më 18 ose 25 tetor”- Vuçiç flet për zgjedhjet e parakohshme në Serbi dhe jep dy datat e mundshme

“Do mbahen më 18 ose 25 tetor”- Vuçiç flet për zgjedhjet e parakohshme në Serbi dhe jep dy datat e mundshme

Serbia do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 18 ose 25 tetor. Presidenti Aleksandar Vuçiç e bëri të ditur datën e mundshme të votimeve, ndërsa tha se dita përfundimtare do të përcaktohet në ditët në vijim. Zgjedhjet parlamentare në Serbi ishin planifikuar fillimisht për dhjetor të vitit 2027, por ato do të zhvillohen më herët, pas muajsh protestash antiqeveritare të udhëhequra nga studentët. Protestat nisën pas shembjes së një  strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, në nëntor të vitit 2024, ku humbën jetën 16 persona. Demonstruesit kanë kërkuar përgjegjësi për tragjedinë, luftë kundër korrupsionit dhe ndryshime politike. Vuçiç, i cili ka qenë në pushtet si president ose kryeministër për rreth 12 vjet, kishte paralajmëruar më herët edhe zgjedhje të parakohshme presidenciale, por...