Shkopi 112 centimetra iu ngul në trup gjatë ngjitjes në mal, infermieri ecën 6 orë në këmbë për të mos paguar helikopterin

Shkopi 112 centimetra iu ngul në trup gjatë ngjitjes në mal, infermieri ecën 6 orë në këmbë për të mos paguar helikopterin

Një alpinist amerikan ka përjetuar një situatë të pazakontë dhe të rrezikshme gjatë ngjitjes në malin më të lartë të Montanës, pasi u rrëzua dhe u shpua nga shkopi i tij i ecjes. David Cifaldi, 32 vjeç, po kalonte pllajën e njohur si “Froze-to-Death Plateau” së bashku me dy miq, kur shtylla metalike i depërtoi në trup. Shtylla prej çeliku, rreth 112 centimetra e gjatë, kaloi përmes lekurës poshtë krahut të majtë dhe doli nga shpina, por fatmirësisht nuk preku organe jetësore. Cifaldi, i cili punon si infermier në një spital në Billings, vendosi se mund të largohej vetë nga mali, duke shmangur një ndërhyrje me helikopter, për të shmangur koston e lartë të një ndërhyrjeje me helikopter. Pas komunikimit me autoritetet përmes një pajisjeje...