Aksidentohet me makinë Cekja i Beratit, del nga rruga automjeti që drejtonte

Aksidentohet me makinë Cekja i Beratit, del nga rruga automjeti që drejtonte

Aktori i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër –Tepelenë. Mësohet se automjeti që ai drejtonte tip ‘Mercedezs Benz’ ka dalë nga rruga në kthesën e fshatit Hormovë dhe është përplasur me Ford-in që drejtohej nga kleriku baba Sheh Hormova. Fatmirësisht as aktori i humorit dhe as kleriku nuk janë lënduar, por nga aksidenti janë shkaktuar vetëjm dëme materiale. Policia Rrugore e Gjirokastrës ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.