Emërimi i ish-zyrtares së PD nga Rama/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e diktatorit
Kreu demokrat gjatë konferencës së sotme për shtyp ka komentuar edhe emërimin në një detyrë të lartë në administratën e Rilindjes të ish drejtueses së marrëdhënieve me publikun në PD. Isa Myzyraj, REPORT TV: Ish-zyrtarja e lartë e PD, sekretarja dhe anëtarja e kryesisë, është emëruar nga kryeministri Edi Rama në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit. A keni një koment për këtë? Sali Berisha: Për sa i përket tjetrës, Isa, në një narkshtet të bazuar në drogën, korrupsionin dhe vjedhjen, natyrisht korruptimi i opozitës, burgosja e opozitës, rrënimi i opozitës është politikë kryesore e diktatorit Edi Rama. Në këtë kuadër gjenden edhe individë që shiten dhe blihen sipas tregut të qeverisë. Por i sigurt të jesh që opozita qëndron më e vendosur dhe më...
Burimi:
syri.net