Britania investon 8.4 miliardë paund në flotën bërthamore
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një investim prej 8.4 miliardë paundësh (9.8 miliardë euro) për fazën e ardhshme të programit të nëndetëseve bërthamore të klasës Dreadnought, në kuadër të forcimit të kapaciteteve të saj mbrojtëse. Sipas qeverisë britanike, pjesa më e madhe e fondit, rreth 5.9 miliardë paund, do t’i akordohet kompanisë BAE Systems, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet në zinxhirin e furnizimit të industrisë së mbrojtjes. BAE Systems është përgjegjëse për ndërtimin e katër nëndetëseve me energji bërthamore të klasës Dreadnought, të cilat do të zëvendësojnë flotën aktuale dhe do të jenë pjesë e strategjisë së parandalimit bërthamor të Britanisë. Qeveria synon që nëndetësja e parë, HMS Dreadnought, të përfundojë provat detare dhe të hyjë në shërbim me Marinën Mbretërore në fillim të...
Burimi:
syri.net