Pezeshkian thyen heshtjen: Nuk jap dorëheqjen

Pezeshkian thyen heshtjen: Nuk jap dorëheqjen

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka hedhur poshtë zërat për një dorëheqje të mundshme, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra dhe se do të vijojë të qëndrojë në krye të vendit. Në një video të publikuar nga mediat iraniane, Pezeshkian tha se çdo vendim i mundshëm për largimin nga posti do të bëhej publik zyrtarisht, ndërsa theksoi se aktualisht nuk ekziston një skenar i tillë. “Për momentin, do të qëndroj i vendosur”, deklaroi presidenti iranian. Ai mohoi gjithashtu raportimet për një përçarje mes tij dhe liderit suprem të Iranit, ajatollah Mojtaba Khamenei, duke i cilësuar spekulimet si përpjekje për të krijuar përshtypjen e mosmarrëveshjeve brenda udhëheqjes iraniane. Videoja, e titulluar “Raport për popullin”, pritet të publikohet e plotë në ditët në vijim....