Përplasja në Kuvendin e Serbisë për Kosovën/ Deputeti e quan “fqinje”, reagon ashpër Ana Brnabić: Është pjesë e jona
Dobrica Veselinović dhe Ana Brnabić SERBI- Gjatë seancës së fundit parlamentare në Beograd, deputeti nga partia Fronti i Gjelbër, Dobrica Veselinović, foli për rrugën që po ndjek Serbia drejt integrimit europian. Ai u shpreh se Serbia po shtyn zgjidhjen e problemeve me Kosovën, të cilës iu referua si “fqinje”. Dobrica Veselinović: “Po e shtyjmë zgjidhjen e problemeve të vështira me fqinjët tanë, me Kosovën, dhe nuk do të hyjmë në Bashkimin Europian. Kjo është ajo për të cilën qytetarët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.” Kjo deklaratë solli menjëherë reagimin e kryetares së Kuvendit serb, Ana Brnabić, e cila tha se ky qëndrim i deputetit nga Fronti i Gjelbër nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të institucionit. Pas fjalës së deputetit Veselinović, kryetarja e Kuvendit iu...
Burimi:
zeri.ai