“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

Korrespondenti special i BBC-së, Allan Little, ka rrëfyer takimin e tij me komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, gjatë muajve të parë të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke sjellë kujtime nga një prej periudhave më të errëta të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Little, i cili ishte në terren gjatë luftërave ballkanike të viteve ’90, përshkruan një realitet të karakterizuar nga frika, dhuna dhe dëbimet masive të popullsisë. Në rrëfimin e tij, ai kujton netët kur në distancë shiheshin zjarret e fshatrave që digjeshin gjatë fushatave të spastrimit etnik. Flakët ishin shpesh e vetmja dritë që dukej në peizazhin e errët, ndërsa njerëzit e zonave të prekura jetonin nën ankth dhe pasiguri. Një nga skenat që i ka mbetur më fort në kujtesë ishte ajo...