Përplasen dy helikopterë gjatë shuarjes së flakëve në Greqi, nis operacioni për gjetjen e ekuipazheve
Një alarm është ngritur pasditen e kësaj të diele në zonën e Psathës në Greqi, pasi dy helikopterë zjarrfikës u përplasën në ajër gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri. Shërbimi zjarrfikës grek ka mobilizuar menjëherë forcat e kërkim-shpëtimit për lokalizimin dhe shpëtimin e anëtarëve të ekuipazheve të dy mjeteve ajrore. Sipas informacioneve paraprake, autoritetet kanë arritur të vendosin kontakt me ekuipazhin e njërit prej helikopterëve, ndërsa kërkimet vijojnë për helikopterin tjetër. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet greke pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të operacionit të kërkim-shpëtimit.
Burimi:
kohajone.com