Paralajmërim i ri i OBSH, bota është në prag të pandemisë së ardhshme!
Dhjetë vjet pasi epidemia e Ebolës nxori në pah dobësi të rrezikshme në përgatitjen globale dhe gjashtë vjet pasi COVID-19 i shndërroi këto boshllëqe në një katastrofë ndërkombëtare, mesazhi nga ekspertët është i qartë: Bota nuk është më e sigurt nga pandemia e ardhshme. Një raport i ri nga Bordi i Monitorimit Global të Gatishmërisë (GPMB), një organ i pavarur ndërkombëtar monitorimi për përgatitjen për krizat shëndetësore, i thirrur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Banka Botërore, paralajmëron se epidemitë infektive po bëhen më të shpeshta, më shkatërruese dhe më të vështira për t’u menaxhuar. Raporti, i titulluar “Një botë në buzë të greminës: Prioritetet për një të ardhme rezistente ndaj pandemisë”, u prezantua në Gjenevë, në margjinat e Asamblesë së 79-të Botërore të...
Burimi:
javanews.al