“Oferta” e Kurtit për PDK-në: I ofron postin e kryetarit të Kuvendit, kërkon mbështetje për Presidentin (LETRA)

“Oferta” e Kurtit për PDK-në: I ofron postin e kryetarit të Kuvendit, kërkon mbështetje për Presidentin (LETRA)

hamza-kurti (letra) KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në prag të përfundimit të afatit të konstituimit të Kuvendit mesnatën e sotme.  Në letër, Kurti i ka ofruar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) postin e kryetarit të Kuvendit, në këmbim të mbështetjes për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit. Kurti shprehet se respekton qëndrimin e PDK-së për të qëndruar në opozitë, por thekson se konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e presidentit janë procese që kërkojnë bashkëpunimin e të gjitha forcave politike.  Përmes letrës, Kurti nënvizon se 'kontributi real' PDK-së mund të jetë pikërisht te zgjedhja e presidentit, në mënyrë që sipas tij, të shmangen zgjedhjet e panevojshme. Letra: I nderuar kryetar i Partisë...