“Nuk do e lejojmë”, Irani mohon marrëveshjen për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Irani ka mohuar zyrtarisht raportimet se ka rënë dakord për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se nuk do të lejojë rifillimin e lundrimit në këtë rrugë strategjike detare për sa kohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë, sipas Teheranit, “veprimet armiqësore”. Agjencitë iraniane raportuan se pretendimet për një marrëveshje të arritur me ndërmjetësimin e Katarit janë të pavërteta dhe nuk pasqyrojnë realitetin. Sipas burimeve nuk ekziston asnjë marrëveshje për rifillimin e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa raportimet e publikuara mbi këtë çështje janë cilësuar si të rreme. Më herët, presidenti amerikan Donald Trump kishte pranuar të anulonte një sulm të planifikuar ndaj Iranit, pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, kishte pranuar një propozim kompromisi të ndërmjetësuar nga Katari për rihapjen e ngushticës....
Burimi:
javanews.al