Nga dyfishimi i përfitimeve te bastet e tregtarëve, luhatjet e deklaratave të presidentit Trump “çmendin” tregtinë e SHBA-së

Nga dyfishimi i përfitimeve te bastet e tregtarëve, luhatjet e deklaratave të presidentit Trump “çmendin” tregtinë e SHBA-së

Gjatë gjithë mandatit të dytë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tregtarët kanë vënë baste me miliona dollarë pak para se ai të bëjë njoftime të rëndësishme. BBC ka shqyrtuar të dhënat e tregtisë në disa tregje financiare dhe i ka krahasuar ato me disa nga deklaratat më të rëndësishme të presidentit që kanë ndikuar në tregun. Është gjetur një model të qëndrueshëm rritjesh vetëm disa orë, ose ndonjëherë minuta, përpara se një postim në mediat sociale ose një intervistë të bëhej publike. Disa analistë thonë se kjo mbart shenjat dalluese të tregtisë së paligjshme të brendshme, ku bastet bëhen nga njerëzit bazuar në informacione që nuk janë të disponueshme për publikun e gjerë. Të tjerë thonë se situata është më e ndërlikuar dhe se...