NATO fton presidentin e Ukrainës në samitin e Ankarasë, Rutte: Zelensky do të jetë i pranishëm

NATO fton presidentin e Ukrainës në samitin e Ankarasë, Rutte: Zelensky do të jetë i pranishëm

NATO ka ftuar zyrtarisht Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në samitin e ardhshëm të liderëve të aleancës që do të mbahet në Ankara, më 7-8 korrik. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili konfirmoi se ftesa i është dërguar tashmë presidentit ukrainas. “E kam ftuar tashmë, po, ai do të jetë aty,” deklaroi Rutte, gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në qytetin Helsingborg. Ftesa vjen pavarësisht qëndrimeve të mëparshme të Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë kundërshtuar përfshirjen në samite të partnerëve jashtë NATO-s, përfshirë Ukrainën, Australinë, Zelandën e Re, Japoninë dhe Korenë e Jugut. Samiti i Ankarasë pritet të përfshijë një takim zyrtar të liderëve të aleancës, si dhe një forum paralel për industrinë,...