Spanja i jep ultimatum Italisë për kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve
Qeveria spanjolle i ka kërkuar Italisë të heqë deri të dielën kontrollet kufitare të vendosura për udhëtarët që mbërrijnë nga Spanja, duke i cilësuar ato si të pajustifikuara dhe në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Evropian. Në një deklaratë të publikuar të premten, Madridi tha se, nëse Roma nuk tërhiqet nga kjo masë, Spanja do të ndërmarrë “masa proporcionale” për të mbrojtur interesat e qytetarëve të saj. Megjithatë, nuk u dhanë detaje se cilat do të jenë këto masa. Sipas qeverisë së kryeministrit Pedro Sánchez, kontrollet e vendosura nga Italia më 1 gusht bazohen në argumente që nuk përputhen me Kodin e Kufijve të zonës Schengen dhe me situatën reale. Italia e justifikoi rikthimin e përkohshëm të kontrolleve me fluksin e emigrantëve që mbërritën në...
Burimi:
javanews.al