“Edi Rama duhet ta japë dorëheqjen”/ Reagon, PD: Kryeqytetin pa Muze, pa Galeri Artesh, pa Teatër dhe pa Cirk Kombëtar

“Edi Rama duhet ta japë dorëheqjen”/ Reagon, PD: Kryeqytetin pa Muze, pa Galeri Artesh, pa Teatër dhe pa Cirk Kombëtar

“Prej 5 vitesh Galeria Kombëtare e mbyllur dhe pa asnjë datë hapjeje”. “Edi Rama e ka lënë kryeqytetin pa Muze, pa Galeri Artesh, pa Teatër dhe pa Cirk Kombëtar”. Kështu dekkaroi gjatë një dalje për mediat, Kryetarja e Këshillit Kombëtar të PD Julinda Emiri. Deklarata e Julinda Emiri, Kryetare e Këshillit Kombëtar të PD: Partia Demokratike dënon me forcë lënien e vendit pa Galeri Kombëtare të Arteve, prej pesë vitesh tashmë, dhe kërkon transparencë të plotë nga Qeveria për rikonstruksionin e Galerisë, një prej institucioneve më të rëndësishme të kulturës dhe kujtesës kombëtare shqiptare. Galeria Kombëtare mbylli dyert për rikonstruksion në tetor të vitit 2021. Në gusht 2026, pesë vjet më vonë, vazhdon të jetë e mbyllur, dhe nën ‘rikonstruksion’. Ndërkohë, institucioni ka drejtor, administratë,...