‘Isha përballë mësueses kur e qëlluan’, rrëfimet tronditëse nga masakra në shkollën tajlandeze
Nxënësit e një shkolle prestigjioze në periferi të Bangkokut po zhvillonin orët e fundit të mësimit të së premtes, kur gjithçka u kthye në kaos. Një 14-vjeçar hapi zjarr brenda ambienteve të shkollës, duke vrarë disa persona dhe plagosur më shumë se 30 të tjerë. Nxënësit e tmerruar u përpoqën të largoheshin me vrap nga godina, ndërsa policia nisi ndërhyrjen në shkollën Debsirin, në Nonthaburi. “Isha përballë mësueses kur ajo u qëllua”, i tha BBC-së një nxënëse e klasës së shtatë, e cila ndodhej pranë portave të shkollës. Ajo tregoi se mësuesja po i fliste kur personi i armatosur u shfaq dhe nisi të qëllonte. Vajza, e cila ishte ende e veshur me uniformën e shkollës dhe qëndronte pranë nënës së saj, tregoi se autori...
Burimi:
syri.net