Kalimi nga sobat me gaz tek ato elektrike mund të lehtësojë simptomat e astmës

Kalimi nga sobat me gaz tek ato elektrike mund të lehtësojë simptomat e astmës

Një studim i ri ka zbuluar se zëvendësimi i sobave me gaz me modele elektrike mund të përmirësojë ndjeshëm simptomat e astmës dhe cilësinë e ajrit në shtëpi. Studimi i kryer nga Metro Health në Ohio analizoi 85 familje, duke matur simptomat e astmës dhe ndotjen e ajrit para dhe pas ndryshimit të sobave. Një nga pjesëmarrësit ishte 37-vjeçari Paul Moore nga Cleveland, Ohio, i cili pas ndërrimit të sobës tha se për herë të parë pas më shumë se 10 vitesh mundi të merrte frymë më mirë dhe të luante basketboll me fëmijët e tij. Paul u monitorua për katër javë para zëvendësimit të sobës dhe katër javë pas instalimit të sobës elektrike në qershor 2025. Ai kishte vuajtur nga probleme me frymëmarrjen që...