Hobi i motorëve i mori jetën 38-vjeçarit nga Kosova në Mirditë
Kosova E Premte, 7 Gusht 2026 15:41 Xhirot me motor ishin një nga pasionet më të mëdha të Lorik Deçit, 38-vjeçarit nga Kosova, i cili humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në një aksident pranë fshatit Fan, në Mirditë. Loriku jetonte në Prishtinë, ku ishte i angazhuar në fushën e pasurive të paluajtshme. Përveç punës, ai njihej si një adhurues i sporteve ekstreme dhe aktiviteteve në natyrë. Në rrjetet sociale ndante shpesh momente nga aventurat e tij me motor, ski, snowboard, rafting dhe hedhje me parashutë. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur familjarët, miqtë dhe të afërmit, të cilët e kujtojnë si një njeri plot humor, energji dhe dashuri për jetën. Pasioni për aventurën shoqërohej edhe me një dhimbje të madhe personale....
Burimi:
kohajone.com