Monitorim intensiv në rrugët e Vlorës gjatë sezonit veror/ 24 drejtues mjetesh të arrestuar dhe proceduar
Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës ka intensifikuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, duke përdorur dronë, radarë dhe automjete inteligjente, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe menaxhimin e trafikut gjatë sezonit veror. Kontrollet janë përqendruar te drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit, drejtojnë automjetin pa leje drejtimi, tejkalojnë kufijtë e lejuar të shpejtësisë apo kryejnë manovra të rrezikshme, shkelje që shpesh janë shkak i aksidenteve me pasoja. Sipas të dhënave të Policisë, gjatë periudhës 1–6 gusht 2026 janë arrestuar ose proceduar penalisht 24 drejtues mjetesh. Prej tyre, 14 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, një është arrestuar për drejtim pa leje drejtimi dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë, ndërsa katër të...
Burimi:
sot.com.al