Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë

Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë

Shkencëtarët kanë përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar 16 viruse të reja. Bëhet fjalë për një arritje të rëndësishme shkencore, në një kohë kur studiuesit po kërkojnë mënyra të reja për të luftuar rezistencën në rritje të baktereve ndaj antibiotikëve. Testet treguan se disa prej viruseve të krijuara në laborator ishin në gjendje të kapërcenin rezistencën antibakteriale te disa variante të bakterit E. coli. Këta viruse nuk paraqesin rrezik për njerëzit, pasi ata infektojnë vetëm bakteret. Megjithatë, studimi ka nxitur edhe shqetësime se, në të ardhmen, inteligjenca artificiale mund të përdoret për krijimin e armëve të reja biologjike. Studimi, i realizuar nga shkencëtarë të Universitetit Stanford dhe ARC Institute, u publikua të enjten në revistën shkencore Science.