Sezoni turistik/ Trafik i rënduar në hyrje të Fierit, automjetet krijojnë radhë deri në 3 kilometra

Sezoni turistik/ Trafik i rënduar në hyrje të Fierit, automjetet krijojnë radhë deri në 3 kilometra

Trafiku në hyrje të Fierit eshte renduar këtë të premte, duke krijuar kolona automjetesh që arrijnë deri në 3 kilometra. Fluksi më i madh është regjistruar në aksin nacional nga kthesa e Patosit drejt qendrës së qytetit, ku lëvizja e mjeteve po zhvillohet me ritme të ngadalta. Sipas vëzhgimeve në terren, kolona shtrihet nga zona e Çezmës së Mbyetit deri pranë qendrës së Fierit. Në këtë segment qarkullojnë çdo ditë automjete nga Mallakastra, Patosi, Roskoveci, Zharrza dhe fshatrat përreth, si edhe drejtues mjetesh që udhëtojnë drejt Fierit, Vlorës dhe bregdetit të Semanit. Në terren ndodhen patrullat e Policisë Rrugore, të cilat po menaxhojnë qarkullimin për të lehtësuar trafikun dhe për të shmangur bllokime të mëtejshme. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim,...