Referendume për hartën e bashkive? Kume: Vendimi i Kolegjit Zgjedhur nuk e lejon mbajtjen e tyre
Referendumet vendore nuk mund të përdoren nga banorët e 15 bashkive që shkrihen si formë për të kundërshtuar hartën territoriale të propozuar nga PS. Ish-kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume shpjegon se ka një vendim të Kolegjit Zgjedhor, gjykatës që shqyrton ankimimet zgjedhore, i cili nuk lejon zhvillimin e referendumeve lokale për të kundërshtuar shkrirjen e një njësie vendore. Kume sjell në vëmendje se në vitin 2014 kur mazhoranca vendosi që nga 357 njësi vendore, Shqipëria të ndahej në 61 bashki; banorët e 135 komunave dhe 6 bashkive nisën iu drejtuan KQZ për të nisur procedurën për organizimin e referendumeve dhe KQZ iu dha te drejtë. Por socialistët këtë vendimarrje e goditën në Kolegjin Zgjedhor. “Dhe kolegji zgjedhor e hodhi poshtë këtë vendim...
Burimi:
vizionplus.tv