Më pak aktivitet fizik/ Studimi: Fëmijët në Europë janë më të dobët fizikisht se…
Fëmijët dhe adoleshentët në Europë po regjistrojnë nivelin më të ulët të formës fizike në gati gjashtë dekada, sipas një studimi të ri shkencor që paralajmëron për pasoja serioze afatgjata në shëndetin e brezave të rinj. Studimi, i realizuar nga Universiteti i Zaragozës dhe i publikuar në revistën Sports Medicine-Open, analizoi të dhënat e 417.362 fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 6 deri në 16 vjeç nga 20 vende europiane, duke krahasuar treguesit e shëndetit fizik përgjatë periudhës 1965–2023. Rezultatet tregojnë një rënie të vazhdueshme të forcës muskulore. Sipas studiuesve, forca e pjesës së sipërme të trupit ka ardhur duke u ulur që nga vitet ’70, ndërsa forca e këmbëve ka pësuar rënie të ndjeshme që prej viteve ’80. Rënia më e madhe është vërejtur te...
Burimi:
ntv.al