Marrëveshja SHBA-Iran në rrezik, planifikohet raund tjetër negociatash mes “rivalëve” në Doha

Marrëveshja SHBA-Iran në rrezik, planifikohet raund tjetër negociatash mes “rivalëve” në Doha

Një raund i ri negociatash të drejtpërdrejta midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është planifikuar për në korrik në kryeqytetin e Katarit, Doha. Bisedimet do të bazohen kryesisht në çështjen e fondeve iraniane të ngrira jashtë vendit për shkak të sanksioneve ndërkombëtare. Ndëra më tej Pakistani, do të presë një raund të mëtejshëm negociatash midis Uashingtonit dhe Teheranit të dedikuara “posaçërisht çështjes bërthamore iraniane”. Memorandumi i paqes i firmosur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ai i Iranit Masoud Pezeshkian për t’i dhënë fund konfliktit 4 mujor, nuk po ecën siç u parashikua. Pasi marrëveshja mes palëve është përshkallëzuar pas një sulmi drejt një cisterne nafte që ndodhej në Ngushticën e Hormuzit e që u pasua nga një tjetër goditje të një anije mallrash.