Del fotoja e autorit që vrau mikun e fëmijërisë, RENEA zbarkon në Korçë

Del fotoja e autorit që vrau mikun e fëmijërisë, RENEA zbarkon në Korçë

RENEA ka zbarkuar në Korçë mbrëmjen e sotme. Forca të shumta policie si edhe RENEA kanë shkuar pranë banesës së autorit. Po ashtu janë ushtruar kontrolle në varrezat e qytetit. Dyshohet se autori mund të jetë fshehur në këtë zonë. Johan Zuko nuk është arritur të gjendet atje nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Policia ka dhënë informacionin paraprak për vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku humbi jetën 20-vjeçari Johan Zuko. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Viktor Eftimiu”, në lagjen nr. 15, ku një konflikt mes disa personave është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Ndërkohë, tre persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, ku do t’u nënshtrohen veprimeve të...