Vrasja e 20-vjeçarit nga shoku i tij, policia identifikon autorin dhe rrethon zonën
Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të shtune në Korçë, pas një konflikti mes disa personave që përshkallëzoi deri në përdorimin e armës së zjarrit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Viktor Eftimiu”, në lagjen nr. 15. Viktima është identifikuar si Johan Zuko, banues në lagjen nr. 14 të qytetit. Sipas informacionit paraprak të Policisë, pas të shtënave, autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendngjarja. Shërbimet policore kanë nisur ndjekjen e tij, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, tre persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, ku do t’u nënshtrohen veprimeve të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për...
Burimi:
ntv.al