Lufta në Iran ka rritur me 30% kostot e paracetamolit në Angli
Lufta në Iran ka rritur çmimet e barnave, përfshirë qetësuesit e dhimbjeve dhe ilaçet kundër alergjive sezonale, kanë paralajmëruar farmacistët kryesorë në Angli. The Guardian shkruan se farmacitë po u kërkojnë klientëve 20-30% më shumë për paracetamolin sesa në muajin shkurt, sipas Shoqatës Kombëtare të Farmacive (NPA), dhe shumë prej tyre kanë mbetur pa disa doza të aspirinës dhe co-codamolit. Çmimet pa recetë për tabletat e cetirizinës, një ilaç i zakonshëm kundër alergjive sezonale, vlerësohet gjithashtu se janë rritur me 20-30% në të njëjtën periudhë. Rritja e çmimeve të benzinës dhe naftës që nga fillimi i luftës, gati tetë javë më parë, ka shtuar kostot e prodhimit dhe transportit për furnizuesit e barnave. Këto kosto janë reflektuar te farmacitë, të cilat po paguajnë 40-50% më shumë...
Burimi:
javanews.al