Liban–Izrael/ Hezbollah refuzon kategorikisht kushtet e armëpushimit të ri të mbështetur nga SHBA
Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka hedhur poshtë me forcë kushtet një armëpushimi Izrael-Liban të mbështetur nga SHBA-të. Në një deklaratë me gjuhë të ashpër, udhëheqësi i grupit të mbështetur nga Irani, Naim Qassem, tha se negociatat kishin qenë “të kota” dhe “poshtëruese” për Libanin dhe ishin refuzuar kategorikisht nga “segmente të gjera të popullit libanez”. Kjo vjen pasi Izraeli dhe Libani njoftuan një rinovim të armëpushimit të tyre të brishtë me krijimin e zonave “pilot” të sigurisë brenda Libanit në të cilat operativët e Hezbollahut do të ndaloheshin. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të mërkurën nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të tre vendet thanë se marrëveshja ishte “e kushtëzuar nga një ndërprerje e plotë” e zjarrit nga Hezbollahu. Por, duke u përgjigjur...
Burimi:
javanews.al