Kriza në Ceuta, Von der Leyen letër Sánchez: Të forcohen kufijtë me barriera fizike
Foto nga Ceuta, Ursula von der Leyen, Pedro Sánchez BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka drejtuar një letër zyrtare kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez, pas hyrjes kaotike të dhjetëra mijëra emigrantëve nga Maroku në Ceuta, i cili është qytet autonom spanjoll në Afrikën e Veriut javën e kaluar. Në letrën e saj, ajo bëri thirrje për forcimin e kufijve, duke përdorur edhe barriera fizike aty ku është e nevojshme. Von der Leyen vlerësoi reagimin e shpejtë të kryeministrit socialist spanjoll në menaxhimin e krizës, pasi shumica e emigrantëve u larguan nga Ceuta dhe autoritetet spanjolle nisën vendosjen e një barriere lundruese prej 500 metrash në kufirin me Marokun. Presidentja e KE-së theksoi se BE-ja duhet të përqendrohet në forcimin e...
Burimi:
zeri.ai