Kremlini i hap derën Zelenskyt për bisedime në Moskë, priten edhe emisarët amerikanë
Gatishmëria e Moskës për të pritur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe detajet mbi vizitën e pritshme të emisarëve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë qenë në qendër të deklaratës së zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov. Sipas agjencisë TASS, Peskov u shpreh se aktualisht nuk ekziston një kanal zyrtar komunikimi mes Moskës dhe Kievit, por përcolli mesazhin e Presidentit Vladimir Putin se Zelensky është i mirëpritur në Moskë “nëse është i gatshëm për bisedime serioze”. Ai tha se Rusia ka paraqitur më herët të gjitha pikat e mundshme për negociata dhe se pala ukrainase i njeh ato. Në lidhje me zhvillimet diplomatike, Peskov konfirmoi gjithashtu se emisarët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritet të vizitojnë Rusinë, por ende nuk ka një datë të...
Burimi:
javanews.al