Vuçiç sulmon Prishtinën dhe ndërkombëtarët: Gënjeshtra monstruoze dhe heshtje
Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se presioni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës po vjen nga Gjermania dhe vende të tjera, të cilat, sipas tij, synojnë të shohin Kosovën si shtet të pavarur. Vuçiç sulmoi gjithashtu Prishtinën lidhur me zhvillimet politike në Kosovë dhe kundërshtoi atë që e cilësoi si presion ndaj Beogradit për ndryshimin e qëndrimit të tij. Vuçiç iu referua edhe debatit për lumin Ibër dhe idesë së ndërtimit të një hidrocentrali të kthyeshëm, duke pretenduar se çdo nismë që vjen nga Serbia has menjëherë kundërshtim. Sipas presidentit serb, serbët në Kosovë nuk duhet të detyrohen të distancohen nga Beogradi dhe të orientohen drejt Prishtinës, Tiranës apo Brukselit. Deklaratat e Vuçiç vijnë në një kohë kur çështja e Kosovës vijon...
Burimi:
ntv.al