Fotoja e Macron me Jet Ski ndez reagimet në Francë: Vera e fundit në pushtet?

Fotoja e Macron me Jet Ski ndez reagimet në Francë: Vera e fundit në pushtet?

Bota E Shtunë, 15 Gusht 2026 08:46 Fotot e Presidentit francez, Emmanuel Macron duke drejtuar një Jet Ski gjatë pushimeve në Fort Brégançon kanë shkaktuar kritika nga opozita franceze. Imazhet e publikuara nga Paris Match, tregojnë Macron duke shijuar aktivitete sportive, ndërsa revista e përshkruan qëndrimin e tij si pushime të kombinuara me punën. Sipas saj, presidenti vazhdon kontaktet telefonike dhe angazhimet zyrtare nga rezidenca presidenciale. Opozita e ka kritikuar për këto pamje, duke argumentuar se ato japin një mesazh të gabuar në një kohë kur Franca po përballet me valë të nxehti, zjarre dhe vështirësi ekonomike. Marine Tondelier dhe Olivier Faure, thanë se Macron duhet të ishte më pranë qytetarëve dhe ekipeve të emergjencave, në vend që të shfaqej duke pushuar në rivierën franceze.