Trump vë bast: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të Amerikës
Trump trondit skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë për Ngushticën e Hormuzit. Presidenti amerikan tha se, pas përfundimit të luftës me Iranin, Shtetet e Bashkuara do ta shpallin këtë rrugë strategjike ujore territor amerikan, por nuk dha asnjë detaj se si do të realizohej një veprim i tillë. Trump deklaroi se kjo do të ndodhë “shumë shpejt” pasi, sipas tij, Irani të mposhtet. Ai pretendoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një bllokadë dhe se asnjë anije nuk kalon pa autorizimin amerikan. Ngushtica e Hormuzit është një prej pikave më strategjike të transportit energjetik në botë. Përmes saj kalonte para konfliktit rreth një e pesta e furnizimit global me naftë, ndërsa tensionet e fundit kanë shkaktuar një rënie drastike të trafikut detar. Deklarata...
Burimi:
ntv.al