ZJARRET NE DIBER, MANJA LESHON ULTIMATUMIN
Deputeti socialist Ulsi Manja ka rritur presionin ndaj Prokurorisë së Dibrës për hetimin e zjarreve që prej ditësh kanë përfshirë zonën e Lurës. Manja, i cili drejton Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, kërkon që organi i akuzës të hetojë me shpejtësi shkaqet e zjarreve dhe të identifikojë personat që i kanë shkaktuar. Reagimi i tij vjen ndërsa forcat në terren vijojnë ndërhyrjen kundër flakëve. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë Manja, në operacion janë angazhuar dy avionë dhe mbi 200 forca, mes tyre zjarrfikës, punonjës të Bashkisë Dibër, Emergjencat Civile dhe 51 efektivë të Forcave të Armatosura. Por deputeti socialist kërkon që paralelisht me operacionin në terren të ecë edhe hetimi penal. Manja nuk e konsideron të mjaftueshëm procedimin e zyrtarëve përgjegjës...
Burimi:
ntv.al