4 vite në arrati/ Mjeshtri i shtatë identiteteve bie në pranga, ekstradohet në Shqipëri

4 vite në arrati/ Mjeshtri i shtatë identiteteve bie në pranga, ekstradohet në Shqipëri

Shtatë pseudonime, dokument identifikimi i falsifikuar dhe rreth katër vite në arrati. Kështu ka përfunduar historia e një 42-vjeçari shqiptar, i dënuar në Itali për një seri vjedhjesh. Autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim që prej vitit 2022, pasi vendimi për ekzekutimin e dënimit nuk mund të zbatohej, pasi ai nuk gjendej. Hetimet çuan autoritetet drejt Shqipërisë, ku dyshohej se ai ishte fshehur në një zonë malore në lindje të vendit, pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut. Arratisja ishte shoqëruar edhe me përdorimin e të paktën shtatë identiteteve të ndryshme. Më 11 mars, ai u ndalua në portin e Durrësit, ku autoritetet zbuluan se kishte përdorur disa emra, mes tyre Armando Valchizan, Armando Dervishi, Armando Gheorghe, Altin Dervishi dhe Martin Dervishi. 42-vjeçari ishte dënuar...