Franca në flakë, Macron në jet ski! Kritika presidentit për foton: Vera e fundit në timon
Presidenti francez Emmanuel Macron është përfshirë në një debat të ri politik, pasi fotografitë e tij duke drejtuar një jet ski gjatë pushimeve në rivierën franceze shkaktuan reagime të forta nga opozita. Macron u fotografua me jelek shpëtimi në ujërat pranë Fort de Brégançon, rezidenca presidenciale ku ai po kalon pushimet verore. Fotografia u publikua në kopertinën e revistës Paris Match, së bashku me imazhe të presidentit duke praktikuar sporte ujore. Pamjet kanë shkaktuar kritika, veçanërisht nga opozita e majtë, në një kohë kur Franca po përballet me temperatura të larta, thatësirë dhe zjarre të mëdha. Kryetarja e të Gjelbërve, Marine Tondelier, e cilësoi këtë një “verë apokaliptike” për francezët, ndërsa akuzoi presidentin se po shijon pushimet në një kohë kur vendi po përballet me...
Burimi:
ntv.al