Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 ende aktive

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive. Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 533 forca operacionale dhe 39 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 186 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 120 efektivë të FA-së, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Në Dajt, Tiranë, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Forcat operacionale mbështeten nga 50 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Priskë, Farkë dhe zonat përreth, ndërhyrja e 30 forcave të MZSH-së me 6 mjete ka bërë të mundur vendosjen...