Zjarret përfshijnë zonën e Zadarit në Kroaci, flakët dhe tymi mbulojnë qiellin

Zjarret përfshijnë zonën e Zadarit në Kroaci, flakët dhe tymi mbulojnë qiellin

Kroacia po përballet me vatra zjarri në disa zona. Një situatë e vështirë, sipas mediave kroate, është raportuar në zonën e Zadarit. Një nga zjarret më të mëdha gjatë natës është shënuar pranë Brbinjit, ku terreni i vështirë dhe bimësia e dendur mesdhetare kanë vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen. Rreth 100 zjarrfikës janë angazhuar në operacion, ndërsa nga kontinenti janë dërguar përforcime me rreth 50 zjarrfikës dhe 17 automjete. Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe dy avionë Canadair. /vizionplus.tv